15:42 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Çfarë po ndodh në Bundesliga 2, edhe skuadra e katërt rrezikon rënien nga liga!? (Foto)

Bundesliga pothuajse ka përfunduar, me kampion Bayern Munchen, por Bundesliga 2 duket se është duke u zhvilluar gara më interesante e këtij sezoni.

Përveç luftës për titull ku përfshihen tri ekipe; Dusseldorf (53 pikë), Nurnberg (47 pikë) dhe Holstein Kiel (45 pikë), interesante është edhe gara për mbijetesë, shkruan IndeksOnline.

Madje për të rënë nga liga rrezikohet edhe skuadra e katërt në tabelë Ingolstadt që ka 40 pikë, 12 më shumë se pozita e fundit K’lautern (28 pikë) dhe e parafundit Darmstadt (28 pikë). Por, në anën tjetër është vetëm gjashtë pikë para pozitës së 16’të që dërgon në barazh dhe rrezikon rënien në Ligën e Tretë Gjermane.

Këtë vend e zë Hedenheim me 34 pikë, dy më apk se pozitat 15’të (Aue), 14’të (Gr. Furth), 13’të (Dresden), 12’të (Branschëeig) dhe 11’të (Union Berlin.

Për më shumë shikojeni gjendjen e tabelës dhe vlerësojeni!