Çfarë po ndodh? Rashel largohet nga Xing
Personazhi tip i programit të suksesshëm të “Tv Klan” Rashel Kolaneci, nuk do të shfaqet më në këtë ekran.
Ajo ka ikur nga “Xing me Ermalin”, programi ku mori famë sezonin e kaluar dhe e nisi me sukses këtë sezon.
E kontaktuar nga “RevistaWho.com” Rashel e pohoi largimin, duke mos dhënë më shumë detaje. Nuk dihet ende nëse largimi i saj nga emisioni i Ermal Mamaqit ka ndodhur për shkak të një tjetër angazhimi të saj në ekran apo marrësheniet e saj me Ermalin nuk shkonin aq ‘vaj’ saç dukej nga ekrani.
Të shohim se kë do të zgjedhë Mamaqi për të zëvendësuar një nga vajzat më seksi shqiptare.
Kujtojmë se e para që la emisionin Xing ishte këngëtarja Fifi. Pas aludimeve se ajo kishe mosmarrëveshje me Ermalin, Fifi siguroi se ikja ishte për shkak të angazhimeve të saj në muzikë.