15:12 / E Martë, 07 Prill 2020

Çfarë vendimi pritet të merret për NBA?

Një vendim për sezonin NBA nuk pritet të merret deri në muajin maj. Lajmin e ka konfirmuar Komisioneri i Garave, Adam Silver.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë ide të qartë për fatin e ligës, kur janë bërë 1 muaj nga pezullimi i kampionatit.

Për këtë temë, ka folur edhe Donald Trump. Presidenti i Amerikës ka telefonuar komisarin e katër ligave kryesore sportive profesionale në SHBA, duke theksuar nevojën për kthimin e sportit.

Skuadrat e NBA nuk do të pranonin vazhdimin e NBA në terrenet me dyer të mbyllura. Në bazë të disa parashikimeve, është shumë e vështirë që NBA të rifillojë deri në muajin korrik./Indeksonline/