21:45 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Challandes nuk e ftoi, Musolli i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë (Video)

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes zbuloi listën e futbollistëve për miqësoret e marsit.

Në këtë listë mungoi emri i mesfushorit, Besar Musolli, shkruan IndeksOnline.

Por, lojtari i Kukësit iu është kundërpërgjigjur trajnerit zviceran me një gol të shënuar kundër Vllaznisë, për rezultatin 2 me 0, që ishte edhe goli i fitores për ekipin e tij.

29-vjeçari ka zhvilluar vetëm një ndeshje me Kosovën, kurse për Kukësin sonte ishte ndeshja e 200’nt. Kujtojmë se Kosova luan dy miqësore gjatë këtij muaji, me Madagaskarin dhe Burkina Fason./IndeksOnline/