Çifti i njohur shqiptar në pritje të fëmijës së parë
U martuan me një festë madhështore me disa të veçanta që krijuan diferencën.
Moderatori i njohur shqiptar dhe e fejuara e tij bionde, pas disa vitesh bashkë organizuan dasmën këtë të diel mes shumë miqsh të njohur që u bënë reporterët më të mirë të çasteve kulmore siç ishte marrja e nuses me tren. Kjo ishte ideja origjinale e Labinot Gashit që çifti dhe gjithë të pranishmit nuk kanë për ta harruar. Ndërkaq, para dasmës, në festën e beqarisë së Qëndresës lindën zëra që nusja e ardhshme ishte shtatzënë.
Sot, prive.al i ka kthyer ato zëra në fakte. Burime pranë çiftit kanë treguar për median e njohur kosovare që Qëndresa është në pritje të fëmijës dhe Labi dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër për herë të parë.
Tani, treni që nuk krijon tronditje, ka edhe më shumë kuptim si mjet për të marrë nusen në pritje të fëmijës./Revistaclass