19:18 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Çmenden” mediat serbe: Turp i madh i FIFA-s!

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka marrë vendimin për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Stephan Lichtsteiner.

FIFA vendosi që tre futbollistët të mos dënohen me ndeshje, por me nga 10 mijë franga (Shaqiri dhe Xhaka) dhe me 5 mijë franga Lichtsteiner, shkruan IndeksOnline.

Kjo i ka penguar shumë serbëve dhe mediave në këtë vend. 

Kurir.rs e quan këtë vendim si skandaloz dhe të turprueshëm nga FIFA.

“FIFA paralajmëron këtë dënim të turpshëm dhe skandaloz!”, shkruhet në mediat serbe.

Xhaka dhe Shaqiri shënuan dy golat e fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.

Festa e tyre me shqiponjë u bë trend dhe mbetët një nga ngjarjet më interesante të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”./IndeksOnline/