12:38 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Coutinho “largon” gjashtë futbollistë nga Barcelona (Foto)

Skuadra e Barcelonës harxhoi plotë 160 milionë euro për transferimin e Philipe Coutinhos nga Liverpooli.

Ardhja e tij e ka luhatur dukshëm situatën e disa futbollistëve në “Camp Nou”, transmeton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për Javier Mascheranon, Arda Turan, Alex Vidal, Gerard Deulofeu, Rafinha dhe Andre Gomes.

Që të gjashtit janë shumë afër largimit nga klubi katalunas.

Madje dy prej tyre, Turan dhe Deulofeu janë afër marrëveshjeve me klubet e reja, Turan – Besaksehir dhe Deulofeu – Inter apo Napoli./IndeksOnline/

Temat: