Dafina Zeqiri zbulon pamje nga videklipi i ri (Video)
Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret shqiptare që po synon tregun ndërkombëtar të muzikës.
Pas këngës “Fous Season” që pati një sukses të kënaqshëm, ajo së fundi ka publikuar këngën “Told Ya”, e cila është realizuar poashtu në gjuhën angleze.
Kësaj kënge Dafina ia ka realizuar edhe videoklipin i cili do të dalë në treg nesër.
Zeqiri ka njoftuar në Instagram se klipi është xhiruar në Nju Jork dhe ka zbuluar pamje të tij për fansat./AktivPress