10:53 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dalic: Këtë fjali ua kam thënë lojtarëve para finales me Francën

Zlatko Dalic ka thënë se ndihet shumë i bindur se Kroacia do të jetë kampione e botës.

Selektori kroat ka qenë i sinqertë duke thënë se kurrë nuk e kishte menduar se do të arrijë në finalen e Kupës së Botës.

“Të them të drejtën kurrë se kam menduar se mund të arrijmë në finale. Por, tani që jemi këtu, jam i bindur se do të shpallemi kampion. Jam një psikolog i madh, kemi ndërtuar atmosferë. Djemtë e duan shumë fanelën dhe kjo na shtyen drejt suksesit. Na ka mbetur vetëm edhe një lojë, dhe këtë shans historik nuk do e lëshojmë. Ju kam thënë lojtarëve, futuni në fushë, kënaquni në fushë, më bëni krenar mua dhe kombin” ka thënë Dalic./Indeksonline/

Temat: