16:31 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Danezja sfidon shqiptarët, shkon në këmbë në Theth pavarësisht bores së madhe (Video)

Nuk e keni ngjitur ndonjëherë Thethin në dimër? Epo atëherë merrni shembull nga një 25-vjeçare nga Danimarka, e cila ju mëson si të ngjisni lartësitë e Alpeve Shqiptare. Ajo ka kaluar në këmbë përmes Luginës së Dukagjinit pavarësisht kushteve të vështira të motit me borë dhe arriti të ngjitej deri në Thethi.

Pasi qëndroi disa ditë në Tiranë, ajo e shpreh këtë dëshirë te miqtë e saj, por ata e këshillojnë që të mos e nis këtë aventurë tani në dimër.

I thanë se rrugët janë të bllokuara nga bora dhe mundësia e arritjes dhe qëndrimit në Theth janë gati të pa mundura. Ajo s’donë këshillat e miqve të saj dhe niset vetëm për në fshatin turistik të Thethit. Vetë lugina e Dukagjinit është një itinerar piktoresk në rrjedhën e Drinit që degëzohet me Luginën e Shalës e Shoshës e zgjatet përtej deri në fshatin Theth.

Xenia, një turiste e natyrës, vjen posaçërisht nga vendi i saj për të vizituar Alpet e Shqipërisë, një bukuri natyrore e prezantuar tashmë në të gjithë globin. Ajo vendos ta bëjë në këmbë këtë udhëtim dhe ia ka dalë, shkruan “ATA”. Por aventura e saj nuk ka përfunduar në Theth, ajo ka kaluar në këmbë Qafën e Valbonës dhe ka mbërritur në mbrëmjen e Krishtlindjes në Valbonë dhe aty ka festuar me vizitorë të tjerë aventurier të dimrit të ashpër.

Por, vajza aventuriere e natyrës, ka sduar akoma duke mos fjetur në dhomat e hotelit por në çadrën e saj portative. Ky është një shembull i trendit turistik në ditët e sotme që duhet mbështetur dhe konceptuar si një risi me vlera të konsiderueshme ekonomike.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=PBLYIUfQSZE