15:41 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Dashuri si në përralla, kjo është sakrifica që bëri Miriami për Albanin

Këngëtarja e dashur për publikun, Miriam Cani, ka qenë vazhdimisht në vëmendje të mediave shqiptare për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Alban Skënderaj
Në emisionin “Pop culture”, ajo ka rrëfyer për prapaskenat e propozimit për martesë që Albani i bëri asaj në thellësitë e Oqeanit Indian

Video e propozimit u bë pjesë e videoklipit të këngës “Nëse thua po”, të cilën Albani ia dedikon Miriamit.

E emocionuar, këngëtarja i tregoi se propozimi në më shumë se 20 metra thellësi në Oqeanin Indian i ka rrezikuar edhe jetën.

“Kur erdhi Albani me këtë gjë u emocionova aq shumë saqë harrova të gjitha rregullat që instruktori na kishte thënë më parë dhe fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut brenda në maskë. Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Albani më thoshte qetësohu.”-rrëfen ajo.

Këngëtarja aktualisht është pjesë e jurisë së “The voice kids”, ku përvec publikut të rritur, ka edhe simpatinë e moshave të vogla.