Deklarohet Modric: Ishte e vështirë, e ndalëm Messin (Foto)
Luka Modric është deklaruar pas fitores së Kroacisë ndaj Argjentinës.
Kombëtarja e Kroacisë ka fituar 3 me 0 ndaj Argjentinës, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse rezultati 3 me 0 tregon se kroatët fituan me lehtësisht këtë ndeshje, kështu nuk mendon ylli i Real Madridit, Modric.
“Në fund fitorja jonë duket e lehtë, por nuk ishte ashtu. Mendoj se fitorja jonë ishte e merituar, por aspak e lehtë. Ne kemi luajtur një lojë të mrekullueshme, dhe kemi nevojë të luajmë kështu për ta mposhtur një ekip të tillë të shkëlqyer. Në ndalem Messin, e ndaluam atë që ta merrte topin, ai është lojtari më i rrezikshëm”, ka thënë Modric.
Kujtojmë që Modric shënoi golin e dytë për kroatët, kurse në fund u shpërblye nga FIFA duke u shpallur futbollisti i ndeshjes./IndeksOnline/