23:57 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Del Bosque, Simeone, Ranieri, babai i tij… trajnerët që kanë ndikuar te Solari

Santiago Solari është trajneri i përkohshëm i Real Madridit.

Argjentinasi, arriti në ”La Fabrica” në vitin 2013 ta drejtojë Cadete B të Realit, dhe ngadalë është inkuadruar në divizionet më të larta të grupmoshave të reja.

Futbollist që nga vitit 1997 deri në vitin 2011, ai është stërvitur nga 17 trajnerë në 14 sezonet e tij profesionale.

Në fillim të karrierës së tij, Ramos Diaz ishte trajneri i tij i parë, transmeton IndeksOnline.

Image result for ramos diaz coach

Në sezonin, 1999/00, sa ishte pjesë e Atletico Madridit, Solari kishte disa trajnerë gjatë këtij sezoni.

Claudio Ranieri ishte i pari, i nxjekur nga Sacchi, Zambrano përkohësisht dhe më pas Antic.

Në Real Madridit, ai gjeti pak stabilitet me Vincente del Bosquen, i cili e stërviti atë nga viti 2000 deri në vitin 2004, para se Carlos Queiroz ta zëvendësonte.

Në sezonin e tij të fundit tek Atletico Madridi, ai kishte rastin të punonte me tre trajnerë – Camacho, Garcia Remon dhe Luxemburgo.

Image result for camacho atletico madrid coach

Në kohën e tij në Itali, ai ishte nën urdhrat e Mancinit – ku ai luajti 4037 minuta, shënoi shtatë gola dhe dhuroi një asistim – para se të rikthehej në shtetin e tij dhe San Lorenzo, në vitin 2007.

Atje, ai kishte trajner ”Cholo” Simeonen, nën urdhrat e të cilit luajti 512 minuta në shtatë ndeshje dhe shënoi një gol.

Miguel Anguel Russo dhe Alberto Jose Faneso, gjithashtu ishin trajnerët e tij, por vetëm nga një ditë – pra në baza të përkohshme.

Dy aventurat e tij të fundit ishin tek Atlante dhe Penarol.

Image result for jose guadalupe coach

Në Meksikë, ai kishte disa telashe me Jose Guadalupe, edhe pse luajti në 34 ndeshje me të.

Më në fund, ai kishte rastin t’i zhvillonte 10 ndeshje me idolin e tij, Manuel Keosseian në uruguai.

Ai gjithashtu punoi me Diego Aguirre në Montevideo, por nuk u paraqitën në ndonjë ndeshje zyrtare.

Në Kombëtare, Solari zhvilloi 11 paraqitje, ku trajner kishte Pekerman dhe Bielsa.

Image result for bielsa argentina

Nën urdhrat e babait të tij:

Solari luajti tek Estudiantes, ku babai i tij ishte trajner.

Dhe pavarsisht se trajner e kishte babain e tij, nuk kishte ndonjë problem për të.

Më herët për postin e trajnerit të Realit, Solari kishte thënë: ”Do të ishte një ëndërr, por nuk mendoj se është e dobishme të flasim për këtë tani”./IndeksOnline/

Image result for santiago solari