Delawie komenton ngritjen e aktakuzës ndaj të akuzuarve për veteranët e rrejshëm
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka komentuar mbi ngritjen e aktakuzave nga Prokuroria Speciale për mashtrime me pensione të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Delawie në një postim në Twitter ka thënë se ndihet krenar për hapin e bërë nga Kosova, shkruan Indeksonline.
“Është ngritur aktakuzë për mashtrim me pensionet, krenar për Kosovën për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm për luftimin e korrupsionit”, ka shkruar Delawie.
Ndryshe, ndër të akuzuarit e aktakuzës së Speciales janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Rrustem Berisha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH./Indeksonline/
Këta janë të akuzuarit për mashtrim me lista me veteranë; Agim Çeku, Lushtaku…