14:51 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / mp

Delegacioni nga Kosova ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Zagrebit

Një delegacion i Odës së Mjekëve të Kosovës, në përbërje të së cilit janë kryetari, Pleurat Sejdiu, nënkryetari, Rrezart Halili, bashkë me drejtorin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kroaci.

Gjatë takimit me kryetarin e Odës së Mjekëve të Kroacisë, Krešimir Luetič dhe stafin e tij, janë diskutuar përvojat dhe bashkëpunimi dypalësh, me qëllim të ndarjes së eksperiencave dhe avancimin profesional të mjekëve.

Delegacioni nga Kosova ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Zagrebit ” Sestre Milosrdnice”.

Në takim me menaxhmentin e këtij institucioni është diskutuar lidhur me trajnimin e mjekëve të fushave specifike, me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë.