09:15 / E Shtunë, 25 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dëmtim i rëndë për Mbappe, sherr mes lojtarëve në finalen e Kupës së Francës

Sulmuesi i Paris St Germain Kylian Mbappe pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje gjatë finales së Kupës së Francës kundër St Etienne, në atë që ishte ndeshja e parë zyrtare në vend pas pushimit të detyruar për shkak të koronavirusit.

21-vjeçari pësoi një ndëryrje tepër të ashpër nga kapiteni i St Etienne Loic Perrin në minutën e 36 dhe u detyrua të linte fushën. Perrin u përjashtua nga loja, por kjo nuk i frenoi shokët e skuadrës së Mbappe që të reagonin të tërbuar për ndërhyrjen, duke shkaktuar momente tensioni në fushë.