17:33 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Dënohet klubi italian, e nis Serie A me minus 5 pikë (Foto)

Gjykata Federale Italiane (TFN), ka dënuar ashpër klubin e Serie A, Parma.

Parma e cila dyshohet se ka kurdisur lojën e fundit ndaj Spezias, do ta nis Kampionatin e Serie A me minus 5 pikë, shkruan IndeksOnline.

Përveç kësaj, sulmuesi Emanuele Calaio është pezulluar për dy vjet dhe 20 mijë euro gjobë.

Thuhet se Calaio ka përdorur WahtsAppin, për të biseduar me futbollistët e Spezias.

Me fitoren e Parmas ndaj Spezias, klubi kishte siguruar kualifikimin për në Serie A./IndeksOnline/