15:25 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deputeti serb kërcënon Vuçiqin me vdekje nëse bën paqe me Kosovën

Deputeti serb, Sllavisha Ristiq i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në të cilën kërcënon atë se në rast të ndonjë përpjekje për të arritur paqe të nënshkruaje marrëveshje me Kosovën, do të përfundojë i vrarë si ish-kryeministri Zoran Gjingjiq.

Ristiq në letrën e tij ka shkruar se serbët në historinë e marrëdhënieve serbo-ruse, gjithmonë i janë ankuar sundimtarëve rus për shumë armiq të serbëve, duke shtuar se ata tani për herë të parë këtë duhet ta bëjnë për shkak të pushtetarëve serb, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar poashtu se Vuçiq po përgatitet të nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirës me Prishtinën dhe ka paralajmëruar atë për fatin tragjik të kryeministrit të ndjerë të Serbisë, Gjingjiq, që sipas tij i njëjti fat mund ta gjejë është atë.

“Gati të gjitha mediet të cilat e përkrahin regjimin në Serbi e theksojnë dashurinë e Aleksandar Vuçiqit ndaj Rusisë”, thotë Ristiq në letrën dërguar Putinit, të cilën e kanë transmetuar disa portale serbe./Indeksonline/