16:23 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deschamps publikon listën, fton mbrojtësin që e ”harroi” për dy vite

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial është ftuar nga Franca për ndeshjet ndaj Holandës dhe Uruguait këtë muaj, pas shtatë muajsh mungesë nga skuadra e Didier Deschamps.

Në mbrojtje, trajneri ka ftuar zëvendës-kapitenin e tij, Raphael Varane, i cili së fundmi ishte i lënduar, por jo edhe Lucas Hernandez, i cili aktualisht është i lënduar.

Sulmuesi i Lyonit, Nabil Fekir, i cili ka munguar në ndeshjet e fundit, është rikthyer tani, transmeton IndeksOnline.

Në mungesë të të lënduarit, Samuel Umtiti, Deschamps e ka ftuar mbrojtësin e Crystal Palaces, Mamadou Sakho.

Lista e plotë:

Portierët: Lloris, Mandanda, Areola

Mbrojtësit: Pavard, Sidibe, Varane, Rami, Sakho, Kimpembe, Mendy, Worthy

Mesfushorët: Kanté, Pogba, Matuidi, Nzonzi, Ndombele

Sulmuesit: Fekir, Giroud, Griezmann, Mbappé, Martial, Dembele, Thauvin./IndeksOnline/

Temat: