11:32 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dështon sërish përballja gjyqësore në mes Haradinajt dhe Muhaxherit, shtyhet në tjetër ditë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri,  ishte parapararë që sot në orën sot në 13:00, të përballen në gjyq për padinë që shefi i ekzekutivit ka bërë për shpifje ndaj të parit të Pejës.

Por, Indeksonline mëson se kjo seancë është shtyrë sërish, tani për datën 30 nëntor dhe pritet të mbahet në orën 10:00.

Ndryshe Haradinaj ka paditur Muhaxherin pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të Qeverisë, se gjoja po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit dhe për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake Der Standard.

Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga kreu i komunës së Pejës.

Përballja gjyqësore ndaj tyre ka dështuar të mbahet deri më tash disa herë./Indeksonline/