21:04 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Detaje nga takimi i nesërm Thaçi-Vuçiq

Nesër në Bruksel do të nis dialogu në nivel presidentësh, ku Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet me homologun e tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiq.

Ky takim do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, transmeton Indeksonline.

Takimi mes presidentëve po vlerësohet si fazë finale e dialogut, ku pritët të arrihet kompromise për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja shteteve.

Është raportuar se në këtë tryezë takimi pritet të diskutohet Asociacioni, marrëveshja e energjisë dhe ura në Mitrovicë.

Bisedimet pritet të fillojnë rreth orës 15:00, ku fillimisht Vuçiq do të takohet me Mogherinin dhe pastaj do të takohet me delegacionin e Kosovës në krye me Thaçin.

Bisedimet e fundit teknike u mbajtën në mes të marsit kur nuk kishte progres. Ndërkohë, ka pasur tensione në marrëdhëniet ndërmjet dy palëve.

Vuçiq dhe Taçi takohen në këtë format për herë të dytë këtë vit.

Nesër në mbrëmje mund të dihet nëse bisedimet do të jenë një hap më afër kompromisit, në mënyrë që të shikohet për hapat e ardhshëm në këtë fazë të dialogut.

Ndryshe, Presidenti Thaçi tashmë ka udhëtuar në Bruksel./Indeksonline/