Dhurata dhe urimi romantik i Medës në ditëlindjen e bashkëshortes
Meda është një nga këngëtarët më të komentuar shqiptar.
Përveç këngëve që u dhuron fansave të tij, ai me ta ndanë edhe momente përditshmërie e të veçanta me ta.
Së fundmi ai në llogarinë Instagram ka postuar një fotografi dhe një status dashurie.
Këngëtari ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për bashkëshorten, në ditëlindjen e 34-të të saj.
“Cdo dite e jetes behet me e bukur me ty, edhe 100 jete te kisha do zgjidhja ti kaloja si tani pa asnje ndryshim, gezuar ditelindjen o mehlem i shpirtit tem”, ka shkruar Meda.
Ndryshe këngëtari bashkëshortes i ka dhuruar një buqetë me lule, duke u treguar romantik./Indeksonline/