15:48 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Digjet një shtëpi në Mitrovicë, vdes një 80 vjeçar

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 është raportuar se në rrugën ” Nexhip Draga”, në Mitrovicë një shtëpi ishte kapluar nga zjarri, ku pas intervenimit të njësive të zjarrfikësve brenda shtëpisë pa shenja jete është gjetë një person i moshuar rreth 80 vjeçar.

Sipas të dhënave të para, viktima thuhet të jetë vetë pronari i shtëpisë

Njësi Policore janë në vendin e ngjarjes./Indeksonline/