08:30 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dita e Superkupës së Kosovës

Sonte zhvillohet ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në futboll.

Drita si kampionë e Superligës dhe Prishtina si triumfues në Kup do të luajnë për trofeun e tretë më të rëndësishëm në futbollin kosovar.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës nga ora 20:00.

Për këtë ndeshje pritet një interesim i madh nga të dy tifozëritë. /IndeksOnline/