Dortmund dhe Schalke kualifikohen me shumë fat
Borusia Dortmund dhe Schalke 04 kanë kaluar në rundin e 1/8 të Kupës së Gjermanisë (DFB Pokal).
Dortmund mposhti Union Berlin me rezultat 3-2 me një gol në minutën e 120 nga penalltia të Marco Reus, shkruan indeksonline.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 2-2 me golat e Pulisic 40’ dhe Philipp 73’ për Dortmundin ndërsa për Berlinin të dy golat i shënoi Polter 63’ dhe 87’.
Në ndeshjen tjetër, Schalke u kualifikua pasi mposhti Kolnin pas penalltive kur ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.
Për Kolnin shënoi Cordoba në minutën e 43-të ndërsa barazoi Bentaleb dy minuta para fundit. /IndeksOnline/