09:01 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Drecun: Padia e parë e Speciales vjen për “Grupin e Drenicës”, kryesohet nga Hashim Thaçi

Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se shumë shpejtë do të formohet lista e avokatëve mbrojtës dhe viktimave të Këshillit të Specializuar në Prishtinë. Sipas tij, atëherë do të vazhdohet me ngritjen e akuzave të para të Gjykatës Speciale.

Drecun ka thënë se në mesin e të akuzuarve do të jetë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“Kjo do të jetë një padi e madhe kundër Grupit të Drenicës të kryesuar nga Hashim Thaçi”, ka thënë ai.

Një ditë më parë, Gjykata Speciale ka ftuar avokatët të paraqiten për të hyrë në listën e mbrojtësve të të akuzuarve dhe viktimave, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Drecun: Padia e parë e Speciales vjen për “Grupin e Drenicës”, kryesohet nga Hashim Thaçi

Sipas njoftimit nga kjo gjykatë, direktiva për Mbrojtësit përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve.

Aty thuhet se vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen prej Administratores për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash.

Temat: