14:35 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Drenica dhe Drita në çerekfinale

Skuadra e Dritës është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Klubi nga Anamorava mposhti me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Istogut, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi Haxhi Neziraj.

Në anën tjetër, Drenica deklasoi ekipin e Arbërisë duke mposhtur me rezultat të thellë 7 me 1.

Golat për ekipin e Drenicës i shënuan: Genc Hamiti (4), Taulant Dajaku, autogol dhe Kreshnik Uka. Të vetmin për ekipin mysafirë e shënoi Urim Statovci.

Përveç dy klubeve, Drenica, Drita, në çerekfinale është kualifikuar edhe Llapi.

Tri ndeshjet tjera: Prishtina – Kosova P, Ballkani – Gjilani dhe Vushtrria – Liria ende nuk kanë përfunduar./IndeksOnline/