18:24 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dreshaj pret që Istogu të shkoj në rivotim

Ish-kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për kryetar të Komunës së Istogut Gani Dreshaj, beson se edhe njëherë do të shkojë në votime komuna e Istogut.

Ish-kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për kryetar të Komunës së Istogut Gani Dreshaj, beson se edhe njëherë do të shkojë në votime komuna e Istogut.

“Unë po dal fitues disa herë. Ka edhe të vdekur që kanë votuar dhe që jam dëmtuar unë”, tha Dreshaj sot në emisionin Imazh në RTK.

Ai tha se ka pasur keqpërdorim të madh të votës dhe për këtë janë të bindur të gjithë.

“Ka pas shumë kërcënime nga të tjerët. Unë votuesit e mi nuk do t’i lë në rrugë, theksoi ai.

Sipas tij ka mbështetje edhe nga të huajt për këtë proces.

“Ka krim të organizuar në këtë proces. Vota është e shenjt”, tha ai.

Ndryshe sipas rezultateve të KQZ- së fituesi i Komunës së Istogut është shpallur Haki Rugova.