18:00 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Drita bindshëm kundër Lirisë, Prishtina përmbys Gjilanin në fund (Foto)

Drita ka mposhtur Lirinë me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës.

Golat për Dritën i shënuan Kryeziu në minutën e 53-të, Livoreka në minutën e 77-të dhe Neziraj në minutat e fundit.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina ka mposhtur Gjilanin me përmbysje me rezultat 2-1.

Golin për Gjilanin në këtë ndeshje e shënoi Sadriu në fund të pjesës së parë, shkruan indeksonline.

Prishtina u kundërpërgjigj në fund të ndeshjes me dy gola me anë të Baftiut dhe Khalid.

Drita vazhdon kryesimin me 63 pikë, tri më shumë se Prishtina.

Kujtojmë se në xhiron e fundit të kampionatit Prishtina pret Dritën, ku me shumë gjasë do të jetë ndeshja vendimtare e sezonit. /IndeksOnline/