16:44 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Drita e “shkatërron” Kupën, ia humbin “vegzën” (FOTO)

Drita është shpallur kampion i Superligës së Kosovës pas 15 vitesh duke e ngritur lartë Kupën e dytë në histori të klubit.

Skuadra nga Gjilani në luftën për titullin kampion mposhti Prishtinën me tri pikë diferencë pas 33 xhirosh, shkruan indeksonline.

Megjithatë, Kupa të cilën ua dorëzoi Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i FFK-së është dëmtuar dy ditë pasi e fituan.

Siç shihet në fotografi, njëra nga dy vegzat e Kupës mungon.

Festa e madhe e Intelektualëve ka lënë pasoja te kupa, megjithatë ajo që është me rëndësi është emri i Dritës do të përmendet si Kampion. /IndeksOnline/