16:08 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Droga GHB që po përdoret më shumë nga kosovarët, kështu dhe ndikon tek njeriu

Mbi 200 të mitur janë arrestuar për përdorim të drogave në shtatë mujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të fundit në Kosovë droga më e përdorur nga të rinjtë është ‘GHB- Hydroxybutyrate (C 4 H 8 O 3)’. Kjo është bërë e ditur për REL nga Safet Blakaj nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.

Kurse GHB ose Gamma Hydroxybutyrate C 4 H 8 O 3, është një depresant i sistemit nervor qendror (CNS), që zakonisht quhet ‘droga e klubit’ ose ‘droga e ditës’.

GHB është abuzuar me të madhe nga adoleshentët dhe të rinjtë e rritur në bare, klube dhe organizime të ndryshme, lloj ky i drogës i cili vendoset shpesh edhe në pije alkoolike.

Euforia, rritja e dëshirës për seks dhe qetësia raportohet të jenë disa prej efekteve të GHB ndërsa si efektet më negative janë cekur të jenë djersitja, humbja e ndërgjegjes, haluacionet, humbje të vetëdijes, të vjella dhe përzierje, dhimbje koke, rraskapitje, ngatërrim, amnezi dhe rënia në komë.

GHB thuhet të jetë në dispozicion si një drogë pa erë, pa ngjyrë dhe që mund të kombinohet me alkool dhe t’u jepet viktimave që nuk dyshojnë përpara sulmeve seksuale.

Mund të ketë një shije sapuni ose të kripur, transmeton Indeksonline.

Viktimat e përdorimit të kësaj droge bëhen të paaftë dhe mund të shkaktojnë amnezi në personin në fjalë.

GHB gjithashtu përdoret shumë edhe si proteinë nga ndërtuesit e trupit, për muskuj ose zvogëlim të yndyrës.

Droga në fjalë blihet jashtëligjshëm, si një material i bardhë pluhur ose në formë të lëngshme.

Ajo thuhet se përzihet me një substancë kimike dhe një tretës industrial i përdorur shpesh për të pastruar dyshemenë.

Në vitin 1990 nga FDA në Amerikë kishte lëshuar një njoftim për këtë drogë të paligjshme dhe u vendos në listën e substancave të kontrolluara, apo trafikim të saj si drogë ilegale.

GHB vepron në tru duke quar njerëzit në depresion, nxitje dhe efekte të dëmshme psikomotore.

Rreth 95% e saj metabolizohet në mëlçi dhe vetëm 5% shkon përmes veshkave. Tretja e saj mund të jetë shumë e vështirë pas 24 orëve.

I vetmi përdorim mjekësor i saj është në trajtimin e alkoolizmit./Indeksonline/