16:44 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Dua Lipa përgëzon Kosovën për “Paradën e Krenarisë”

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka përshëndetur Paradën e parë të Krenarisë të mbajtur sot në Prishtinë.

Sot në kryeqytetin e Kosovës u mbajt për herë të parë një paradë e tillë, në të cilën mori pjesë edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, përcjell albinfo.ch

“Kosova sot ka pasur Paradën e parë të Krenarisë në Prishtinë. Dashuria është dashuri. Në emër të dashurisë”, ka shkruar ajo në Twitter.