75 Mall Live Search
12:28 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dy gola, dy asistime dhe dy penallti të humbura për Mo Salah

Nuk ndodhë shpesh që një lojtar të shënojë dy gola dhe të dhurojë asistime në një fitore, 6-0, por kjo i ndodhi pikërisht Mohamed Salahut të shtunën.

Vetëm një minut pas fillimit të ndeshjes eliminatore në Kupën Afrikane të Kombeve ndaj Nigerisë, Salah humbi një penallti.

Për pas pak çastesh, ylli i Liverpoolit asistoi Marwan Mohsen në golin e epërsisë së Egjiptin, teksa egjiptianët shënuan edhe golin e dytë përmes Ayman Ashraf.

Salah e gjeti veten para pikës së parë sërish pas gjysmë ore lojë, por edhe njëherë goditjen e tij e priti portieri nigerian, Daouda Kassaly, transmeton IndeksOnline.

Kësaj radhe, anëtari i Liverpoolit shënoi gol nga topi i kthyer prej pritjes së portierit nigerian për rezultatin, 3-0.

Goli i katërt i Egjiptit erdhi pasi Salah asistoi edhe njëherë, tani për Salah Mohsen, teksa ish-anëtari i Chelseat shënoi për 5-0.

Dhe në fund, Mohamed Elneny i Arsenalit shënoi golin e fundit të mbrëmjes dhe për një fillim të mbarë të Mario Aguirre tek Egjipti./IndeksOnline/