11:56 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

E kërcënoi teksa e ushqente me gji djalin, vajza pyet nëse duhet ta braktisë të dashurin

Një vajzë ka pyetur nëse duhet të ndahet nga i dashuri i saj apo jo, meqë ai një ditë e kishte kërcënuar me thikë teksa po e ushqente me gji djalin e tyre.
Ajo thotë se i ka treguar të dashurit që nëse e përsërit edhe një herë ndonjë veprim të këtij lloji, do t`ia ndalojë takimin me djalin.

“Unë jam 24 vjeçe kurse ai 29. Ai tymos marihuanë gjithë ditën dhe gjithë natën dhe mendoj se kjo po ia shkakton atij këto nerva. Ai shikon edhe shumë porno. I kam thënë se e ka kaluar cakun kur më ka kërcënuar me thikë, por më nuk e di si të veproj. Ai e adhuron djalin tonë. A duhet ta përfundoj lidhjen me të?”, ka pyetur vajza, transmeton Indeksonline.

Një përgjigje asaj ia ka dhënë psikologia e “The Sun”, Deidre sipas së cilës kjo gjendje e të dashurit të vajzës mund të dëmtojë djalin e vogël dhe vet vajzën.
“Duhet ta ndërpresësh këtë marrëdhënie menjëherë. Përdorimi i drogës, kërcënimi me thikë mund të ndikojë tek djali juaj por edhe tek ju”, ka thënë ajo në përgjigjen e saj./Indeksonline/