13:48 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E konfirmon analisti i Sky Sport: Van Dijk është i Liverpoolit! (Foto)

Sapo ka ardhur një lajm fantastik për tifozët e Liverpoolit. Sipas ish-futbollistit dhe analistit të njohur, Paul Merson, Van Dijk do të nënshkruaj me “The Reds” gjatë mini-afatit të janarit, shkruan IndeksOnline.

Mbrojtësi holandez është duke u kërkuar prej një kohë të gjatë nga ana e Jurgen Klopp, e afati i janarit duket se do të jetë final për të ardhmen e Van Dijk.

“Unë mendoj se ai do të luaj për Liverpoolin në janar. Unë mendoj se do të jetë Liverpoolit”, ka thënë Merson.

Van Dijk së fundi nuk u ftua për ndeshjen kundër Tottenham Hotspur, e cila ka filluar sot nga ora 13 e 30.

Kujtojmë se mbrojtësi holandez po kërkohet me ngulmë edhe nga dy klubet tjera angleze: Chelsea dhe Manchester City./IndeksOnline/