18:48 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

E konfirmon promotori: Ja kur do të zhvillohet ndeshja Joshua – Wilder (FOTO)

Joshua – Wilder, një sfidë që është duke u pritur me padurim nga gjithë tifozët e boksin në mbarë botën është shumë afër të zhvillohet, shkruan indeksonline.

Sipas promotorit të njohur, Eddie Hearn super-meçi pritet të zhvillohet në 12 muajt e ardhshëm

Hearn tha se sapo Joshua të shtoj rripin e WBO të Joseph Parkerit më 31 mars do të kërkoj që koleksionit të tij (IBF dhe ËBA) t’i shtohet edhe rripi WBC i Wilder për tu bërë Kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda.

“Do të ketë mundësi shumë të kufizuara për t’u bërë kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda të botës.

“Me të gjitha ndeshjet e detyrueshme dhe me çdo gjë tjetër ndoshta ju do të keni atë kampion në tre ose pesë vjetet e ardhshme dhe kjo nëse ai do të mund Parkerin”.

“Pra, ai duhet të luftojë Wilder në maksimum 12 muajt e ardhshëm për të marrë titullin e padiskutueshëm përndryshe nuk do të jetë e mundur”.

“Kur fiton titullin e padiskutueshëm ai ndoshta do të duhet të dorëzoj njërin”.

“Por të paktën ai e ka bërë atë. Është bërë kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda të botës dhe ky është qëllimi përfundimtar”. /IndeksOnline/