21:52 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

E pabesueshme: Benevento dhe SPAL me stadiume të mbushura, kalojnë Juventusin

Që nga dita e hapjes së “Allianz Stadium”, i njohur ndryshe si “Juventu Stadium”, skuadra bardhezi ka mbajtur gjithmonë vendin e parë për numrin e biletave të shitura në raport me kapacitetin që ofron ky impiant, por tani gjërat kanë ndryshuar!

Në këtë sezon, stadiumi i Juventus ka qenë i mbushur në 92% të kapacitetit të tij gjatë ndeshjeve që kampionët e Italisë kanë luajtur brenda fushe, por ka dy ekipe që kanë bërë më mirë, ato të ardhura nga kategoria e dytë: Benevento dhe SPAL. 97.3% e stadiumit të Benevento “Vigorito” ka qenë gjithmonë e mbushur, ashtu si 92.7% të stadiumit të SPAL, “Mazza”.

Dy skuadrat e tjera që arrijnë të mbushin ¾ e stadiumit kur luajnë brenda janë Cagliari dhe Napoli. Stadiumi më bosh në Serie A është “Bentegodi” i Veronës. Vetëm 35% e tij mbushet me tifozë kur luan Chievo.

Edhe “Olimpico” nuk ka shifra të mira, pasi kur luan Lazio mbushet vetëm 37.4% e stadiumit, ndërsa kur luan Roma 52,8%. Gjithsesi, duke iu referuar të dhënave të këtij sezonit, numri i tifozëve që ndjekin në stadium ndeshjet e kampionatit italian është rritur me 11%, ndërsa në total stadiumet mbushen në 63% të kapacitetit të tyre.

Skuadra           Kapaciteti        Mesatarja e shikuesve  %

Benevento       12.587             12.253             97,3%

SPAL               12.500             11.581             92,7%

Juventus          41.507             38.220             92,1%

Cagliari            16.233             14.386             88,6%

Napoli              60.240             45.498             75,5%

Inter                 79.154             58.172             73,5%

Atalanta           24.670             17.620             71,4%

Udinese           25.000             16.791             67,2%

Crotone           15.524             10.089             65,0%

Milan               79.154             51.329             64,9%

Bologna           35.000             22.242             63,6%

Torino              28.177             17.462             62,0%

Genoa              36.348             21.588             59,4%

Verona             31.232             18.312             58,6%

Fiorentina        43.286             24.753             57,2%

Sampdoria       36.348             20.005             55,0%

Sassuolo          21.584             11.574             53,6%

Roma               70.634             37.284             52,8%

Lazio               70.634             26.444             37,4%

Chievo             31.232             11.200             35,9%

 

 

Temat: