23:39 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

E thotë drejtori sportiv i Lyonit: Depay është i Barcelonës!

Tashmë si duket gjithçka ka marr fund sa i përket të ardhmes së sulmuesit të Lyonit, Memphis Depay.

Drejtori sportiv i Lyonit Juninho e konfimoi se sulmuesi i tyre Depay ka një marrëveshje me klubin e Barcelonës, shkruan IndeksOnline


Sipas tij, sulmuesi holandez nesër do t’i kryen testet mjekësore te klubi katalanas.

“Depay ka një marrëveshje me Barcelonën, ne nuk e fshehim atë. Është e mundur që Memphis të nënshkruajë për Barça nesër, por nuk është e sigurt. Ai ka shumë gjasa të shkojë “, tha drejtori sportiv i Lyonit.