10:09 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

E tmerrshme: Policia konfirmon se ”Camp Nou” ka qenë cak i sulmeve terroriste

Mediat spanjolle raportojnë se një akt terrorist ishte planifikuar që të ndodhte në stadiumin e Barcelonës, ”Camp Nou” verën e kaluar, por që ishte zbuluar nga policia.

Sipas El Periodico, terroristët që kryen akte të tilla në Las Ramblas dhe Cambrils më 17 gusht të vitit të kaluar, planifikuan që pas tri ditës ta bëjnë të njejtën gjë në ”Camp Nou”.

Kjo nënkupton se akti terrorist ishte planifikuar që të bëhej në ndeshjen hapëse të sezonit të kaluar në La Liga mes Barcelonës dhe Real Betisit, shkruan IndeksOnline.

Related image

Policia e hetoi rastin dhe zbuloi të gjitha detajet, teksa kishte edhe akses në telefonin e njërit prej terroristëve të quajtur Mohamed Hichamy.

Footall Espana citon nga një burim i afërt me hetimin e policisë se ishte e mundur që terroristët tentuan ta bënin gjënë e njejtë sikur në Paris kur Franca ishte duke u përballur me Gjermaninë në ”Saint Denis Stadium”.

Tutje, pronari i dyçanit të veshjeve të klubit të Barcelonës i vërejti dy persona në dyçanin e tij duke blerë produkte të klubit, dhe me gjasë ata dyshohen se tentuan për t’u futur në stadium./IndeksOnline/

Image result for france germany terror attack

Temat: