12:25 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Edhe një garë i shtohet Botërorit të Formula 1

Komuna e Hanoi ka njoftuar se do të mbajë një Grand Prix të Formula 1 në vitin 2020.

“Qyteti i Hanoi ka arritur të fitojë një garë për Kampionatin Botëror FIA të Formula 1 (FIA) nga prilli i vitit 2020”, shkruhet në një letër zyrtare.

Duhet të theksohet se FIA ​​ende nuk ka konfirmuar asgjë në këtë drejtim.

Ka muaj që autoritetet vietnameze kanë evokuar këtë projekt për t’u bërë vendi i tretë në Azinë Juglindore për të organizuar një Grand Prix pas Malajzisë dhe Singaporit. /IndeksOnline/

Temat: