Edhe një këngëtar i futet politikës
Përpos muzikës të cilët disa e kanë profesion e disa të tjerë e bëjnë vetëm për hobi, si duket këngëtarët po “lakmojnë” që të jenë pjesë e politikës.
Në Kosovë ishte Labinot Tahiri ai i cili hyri ne politikë, madje ai u zgjodh edhe deputet në Kuvendin e Kosovës.
Një rast i ngjashëm vjen edhe nga Maqedonia.
Këngëtari nga Dibra Lundrim Paçuku i është futur garës për asamble komunale në këtë qytet.
Ai i është bashkuar “Aleancës për Shqiptarët”, në zgjedhjet komunale në Maqedoni të cilat do të mbahen më 15 tetor.
Se a do të arrijë të hyj në Kuvendin Komunal, Lundrim Paçuku, kjo mbetet të shihet pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale./ZËRI