13:45 / E Enjte, 11 Tetor 2018

Ekskluzive: Jep dorëheqje komplet kryesia e Llapit, vetëm Batatina JO

Gjatë ditës së sotme është mbledhur kryesia e klubit të Llapit ku është marrë vendim për shkarkiomin e trajnerit Bylbyl Sokoli.

Sipas burimeve të Indeksonline, e gjithë kryesia e klubit ka dhënë dorëheqje përveç Tahir Batatinës.

Drejtori sportiv dhe antari i bordit të Llapit ka mbetur i vetëm në kryesinë e klubit.

Batatina ka qenë faktori kryesor në shkarkimin e trajnerit Bylbyl Sokoli.

Llapi pas nëntë javësh është në pozitën e tretë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/