12:54 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: Lajm i mirë për Ferronikelin, ja kur pritët të nis prodhimi (Dokument)

Ka më shumë së një muaj, që kur fabrika metalurgjike ‘Ferronikeli’ në Drenas ka ndalur prodhimin.

Mirëpo, menaxhmenti i kësaj kompanie sot ka dhënë një lajm të mirë për punëtorët e kësaj fabrike.

Rreth 820 punëtorë dhe rreth 200 kontraktorë të fabrikës pritet të rinisin prodhimin në fund të muajit qershor.

Në një dokument që e ka siguruar Indeksonline, thuhet se Menaxhmenti i NexCo Ferronikelit po planifikon të nis prodhimin në fund të muajin qershor.

Po ashtu, pagesa për muajin prill, pritet që tu transferohet gjatë 10 ditëve të ardhshme.

“Menaxhmenti i NewCo Ferronikelit, planifikon që fabrika të rifillojë prodhimin në fund të muajit qershor 2018. Të gjithë punëtorët do të punojnë rregullisht në tri ndërrime dhe pagesa e rrogave do të vazhdon të bëhen në mënyrë të rregullt. Rrogat e muajit prill 2018 pritet të transferohen gjatë 10 ditëve të ardhshme”, thuhet në këtë dokument.

Tutje, menaxhmenti përmes këtij njoftimi ka falënderuar punëtorët që janë përkushtuar që fabrika të këtë qëndrueshmëri për një të ardhme afatgjatë dhe stabile.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas një vizite që i bëri komunave të Drenicës, në një takim me sindikalistët e Ferronikelit premtoi se do tua jep 2 milionë euro si formë e rimbursimit.

Në një përgjigje për Indeksonline, Zyra për Komunikim Publik në Administratën Tatimore të Kosovës thuhet se rimbursimi i muajit prill është miratuar dhe aprovuar.

Ky rimbursim kap shifrën prej mbi 67 mijë euro.

“ATK ju informon rreth biznesit në fjalë, se rimbursimi i muajit 04/2018 është miratuar dhe aprovuar me datë 10.05.2018. Kërkesën për muajin 04/2018 e ka bërë me 21.05.2018 në vlerë 67,263.53 euro”, thuhet në përgjigjën e zyrës për informim në ATK.

Ndryshe, janë rreth 820 punëtorë dhe rreth 200 kontraktor të cilët mbajnë familjet nga kjo punë.

Ferronikeli ndalë prodhimin, kjo është arsyeja

Qeveria rimburson me mbi 400 mijë euro fabrikën Ferronikel

 

Premtimi i Haradinajt për gjigantin e Ferronikelit