14:37 / E Diele, 22 Tetor 2023 / Gj. Sh

El Shaarawy “heroi” i Romës, i sjell fitoren e tretë radhazi

Roma ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Serie A.

Verdhëkuqët, mposhtën në stadiumin “Olimpiko”, skuadrën e Monzas me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e fitores e ka shënuar Stephan El Shaarawy në minutën e 90-të.

Me këtë fitore Roma ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë me 14 pikë, ndërsa Monza ka dy pikë më pak dhe renditet në pozitën e 11-të./IndeksOnline/