Enca ka shtëpi kudo (Foto)
Këngëtarja Enca Haxhia është shumë e kërkuar nga publiku shqiptar.
Ajo bëri një ngjitje të madhe në karrierën e saj në vitin 2014 me hitin “A po t’pelqen”, këngë e cila u pasua edhe nga shumë këngë tjera të suksesshme të këngëtares.
Mirëpo, puna prej një këngëtareje kërkon angazhim maksimal, çka nganjëherë i shkakton edhe lodhje këngëtares.
Koncertet e shpeshta bëjnë që këngëtarja të mos jetë gjithmonë në shtëpinë e saj, dhe si pasojë, shtëpia e saj është “kudo”.
Kështu së paku bën me dije vet ajo përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ku thotë se të udhëtosh nganjëherë është vërtet e bukur, aq sa edhe e lodhshme, pasi shtëpia e saj është “Kudo”.
“Nëse më pyet mua se çfarë bëjë më së shumti në jetë: udhëtoj. Nganjëherë më pëlqen por nganjëherë edhe e urrej këtë. Shtëpia ime është kudo” (sic.), ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në InstaStory.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor i këngëtares mbetet kënga “Ciao”, e publikuar gjatë verës dhe që u pëlqye shumë nga fansat e saj. /Telegrafi/