23:32 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj si Beyonce e Jay Z (Foto)

Ka muaj që flitet se Eni Koçi dhe reperi kosovar Genc Prelvukaj janë në një lidhje dashurie, por asnjëri nga ta nuk ka folur publikisht në lidhje me këta zëra, por as nuk kanë hedhur poshtë thashethemet, shkruan Indeksonline.


Megjithatë dyshimet sa forcohen kur çifti po paraqiten në çdo event dhe festë së bashku, pa lënë anash bashkëpunimet muzikore që deri më tani kanë realizuar dy projekte të përbashkëta.


Së fundmi ata kanë ardhur si çifti i famshëm botëror Beyonce e Jay Z. Eni ka postuar disa instastory ku shihet në makinë me Gencin e me ta është edhe motra e Enit, Greta. Teksa në sfond janë duke dëgjuar hitin “Bonnie and Clyde”./Indeksonline/