10:26 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Epoka Panucci, pesë humbje në tetë ndeshje (Foto)

Christian Panucci mori postin e trajnerit të Shqipërisë në shtator të vitit të kaluar.

Trajneri italian e nisi mirë aventurën me Kombëtaren kuq e zi duke mposhtur Liechtensteinin me rezultat 2-0.

Mirëpo kjo fitore ishte vetëm një mashtrim në sytë e tifozëve shqiptar, shkruan indeksonline.

Trajneri italian vazhdoi edhe shtatë ndeshje të tjera, ku pesë i humbi (Spanjë, Itali, Norvegji, Kosovë dhe Ukrainë), një e fitoi kundër Turqisë dhe një barazim kundër Maqedonisë.

Kjo formë mund të ndikoj shumë në të ardhmen e Panuccit sidomos para Ligës Kombëtare që fillon në shtator. /IndeksOnline/