Ermal Fejzullahu e ka marrë seriozisht dobësimin (Foto)
Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka qenë gjithmonë shumë i pëlqyer nga publiku.
Ai e ka filluar karrierën e tij muzikor si fëmijë, duke kënduar në festivale fëmijësh, gjersa më pas edhe si i rritur ndoqi rrugën e të atit, këngëtarit të madh Sabri fejzullahut.
Ermali ka qenë shumë i dobët në rininë e tij, teksa ndryshoi drastikisht me kalimin e viteve, duke fituar ca kilogramë më shumë.
Këngëtari Ermal Fejzullahu ishte shumë i dobët në fillimet e karrierës së tij
Sot, ai dukshëm më i shëndosh se që ishte në fillimet e karrierës së tij.
Megjithatë, ai ka treguar së fundmi përmes rrjeteve sociale, se ka ndërmarrë iniciativën për dobësim, dhe këtë gjë ai po mundohet ta bëjë me reduktimin e ushqimit si dhe me vrapin e përditshëm në Gërmi.
Ka disa ditë që Ermali publikon në InstaStory imazhe nga përditshmëria, ku shfaqet duke vrapuar, gjersa në imazhin e fundit shkruan “S’ka me u ndal”.
Kjo tregon se këngëtari Fejzullahu e ka marrë seriozisht dietën. /Telegrafi