75 Mall Live Search
17:48 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ermal Mamaqi ngacmon Luana Vjollcën

Që Ermal Mamaqi ngacmon personazhet e njohur shqiptarë me komente në rrjetet sociale, kjo nuk është diçka e re.

Ndryshim bëjnë vetëm VIP-at që ai zgjedh. E radhës në fakt është bukuroshja e njohur e ekranit, Luana Vjollca. Moderatorja bionde po pushon këto ditë në Xhamajka së bashku me të dashurin e saj, motrën dhe Getin.

Të shkosh në një vend të tillë dhe të mos bësh foto është e pamundur. Luana ka postuar një foto teksa shfaqet mjaft seksi me një fustan jeshil, dhe një palë sandale të sheshta.

Ermali e ka ngacmuar duke i shkruar “yyy yll shapkat lali. Ok ulu tani se do të të zërë ngërçi”./Revistaclass