13:56 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Erza në finale, siguron një medalje për Kosovën

Erza Muminovic e ka siguruar medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane për juniorë, që po mbahet në Leibnitz të Austrisë dhe më vonë do të luftojë për të artën.

Xhudistja kosovare është kualifikuar në finale të kategorisë -44 kg. Erza shënoi dy fitore, kurse rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Për medaljen e artë ajo do të luftojë me francezen, Amanda Arraes./IndeksOnline/